top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJERMANI | FORCAT E ARMATOSURA (BUNDESWEHR) PO MARRIN DËRGESAT E PARA TË PUSHKËVE SULMUESE “G95”; SYNOHEN 250 MIJË COPË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 51 minutes ago
  • 1 min read
ree

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Forcat e Armatosura Gjermane (Bundeswehr) po marrin modelet e para të pushkës sulmuese G95, të prodhuar nga kompania e mbrojtjes Heckler & Koch.


Dorëzimi i ‘G95’ është më shumë sesa thjesht një moment historik modernizimi. Është një shenjë e prekshme e progresit dhe gatishmërisë operacionale të Forcave tona të Armatosura”, tha Gjenerallejtënant Heiko Hubnër (Heico Huebner), Zëvendësinspektor i Bundesvehrit (Bundeswehr).


G95” zëvendëson “G36”. Fillimisht, u nënshkrua një kontratë për afërsisht 120 mijë njësi.


Megjithatë, duke pasur parasysh situatën kërcënuese, porosia tani parashikon dorëzimin e të paktën 250 mijë njësive.


Kjo rritje në prokurim merr parasysh rritjen e pritur të personelit të Forcave të Armatosura në vitet e ardhshme dhe na lejon të pajisim trupat në mënyrë gjithëpërfshirëse, efikase dhe të shpejtë, sipas nevojave të tyre”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page