KOMISIONI EVROPIAN DO TË NISË HETIM NDAJ KOMPANISË “META”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 minute ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Komisioni Evropian po përgatitet të nisë një hetim të ri antitrust mbi mjetet e inteligjencës artificiale të kompanisë ‘Meta’ në WhatsApp”.
Kështu raporton enti mediatik britanik “Financial Times” (KohëraT Financiare).
“Hetimi thuhet se përqendrohet në mënyrën se si gjigandi i teknologjisë e integroi sistemin e tij ‘Meta AI’ në shërbimin e tij të mesazheve në fillim të këtij viti”.
Kështu raporton enti mediatik i sipërcituar, duke cituar dy zyrtarë.
“Nisja e hetimit pritet të njoftohet në ditët në vijim, megjithëse koha mund të ndryshojë ende”, shtuan burimet.
Hetimi i ri, shkruan enti mediatik “City”, do të bjeri nën ligjet tradicionale antitrust dhe jo nën Aktin Evropian të Tregjeve Dixhitale (DMA), i cili, ka qenë në qendër të sulmeve nga administrata amerikane e udhëhequr nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).
Gjigandi i mediave sociale i z. Mark Zakërberg (Zuckerberg) paraqiti funksionin e tij të inteligjencës artificiale në WhatsApp në të gjitha vendet evropiane në muajin mars; e vonoi paraqitjen e tij për shkak të sistemit kompleks rregullator të Evropës.
Funksioni është projektuar për të funksionuar si një asistent i inteligjencës artificiale brenda bisedave në WhatsApp që ofron sugjerime për shkrimin e mesazheve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments