top of page
Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍ ✌️ 🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
© Copyright 2023 e në vazhdim pa kufizim kohor. | AGJENCIA TELEGRAFIKE VOX (VOKS) www.007vox.com
Të nderuar lexues dhe lexuese të Agjencisë Telegrafike Vox (Voks), është kënaqësi e madhe të prezantohemi me Ju. Lexim të këndshëm.
MBI TË DREJTËN E LIRISË SË FJALËS DHE TË LIRISË SË SHTYPIT.
Tiranë, Shqipëri | Agjencia Telegrafike Vox (Voks) www.007vox.com në asnjë mënyrë nuk është përgjegjëse për çdo shqetësim ose dëmtim, i çfarëdo lloji qoftë, i drejtpërdrejtë ose i tërthortë, që mund të rrjedhë ndaj palëve të treta, nga qasja e tyre në uebsait, si për shembull ataku në zemër. Përmbajtjet informuese në uebsait botohen mbështetur mbi parimin e Lirisë së Shprehjes dhe të Lirisë së Shtypit, të cilat, garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, dhe nga të tjera akte juridike ndërkombëtare, me juridiksion tokësor e lëndor mbarëbotëror (ose pjesërisht të tillë), si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, etj...
MBI POLITIKËN E QËNDRIMEVE NË RAPORT ME PËRMBAJTJET E INFORMACIONEVE TË BOTUARA NË UEBSAIT.
Përmbajtjet e botuara tek Agjencia Telegrafike Vox (Voks) www.007vox.com nuk përfaqësojnë qëndrimet e saj editoriale në raport me çështje të caktuara që lidhen me aktualitetin vendor apo ndërkombëtar, por, shërbejnë për informim masiv. Agjencia Telegrafike Vox (Voks) www.007vox.com është medium me orientim nacionalist e thellësisht anti-komunist, dhe njëkohësisht, me orientim politik euro-atlantik. Qëndrimet editoriale të Agjencisë Telegrafike Vox (Voks) www.007vox.com përfaqësohen tek përmbajtjet që botohen tek seksioni “REDAKSIONALE”, një seksion ekskluziv i z. Erton Duka, botues, pronar dhe drejtor informacioni i Agjencisë Telegrafike Vox (Voks) www.007vox.com
MBI TË DREJTËN E PRONËSISË INTELEKTUALE.
Përmbajtja informuese e uebsaitit është pronë intelektuale e Agjencisë Telegrafike Vox (Voks) www.007vox.com dhe mbrohet nga ligjet vendore në fuqi (pa anshkaluar mbrojtjen që i ofrohet nga aktet juridike ndërkombëtare që janë pranuar nga Republika e Shqipërisë). Kopjimi ose riprodhimi digjital ose print i përmbajtjeve, shpërndarja (share) e tyre pa cituar në një vend fort të dukshëm, Agjencinë Telgrafike Vox (Voks) e domainin e saj www.007vox.com dhe përfaqësimi i përmbajtjeve informuese, përfshirë shfaqjen e tyre në mjetet e informimit masiv të çfarëdo lloji qofshin, janë të ndaluara pa autorizimin me shkrim tonin (përjashtim nga ky ndalim, së pari, bën një situatë alarmante që mund të shkaktohet nga një forcë madhore si tërmeti, zjarri, era, etj, por edhe që mund të shkaktohet nga njeriu, si psh, një akt terrorist që rrezikon jetën e njerëzve, dhe së dyti, përjashtim nga ky ndalim, bën ruajtja e një kopjeje të një përmbajtje çfarëdo e marrë nga ky uebsait për përdorim vetjak, personal, por jo për përdorim tregtar, komercial, apo tjetësoj, me qëllim fundor fitimin material).
MBI TË DREJTËN E PRONËSISË INTELEKTUALE TË PAMJEVE (FOTOGRAFIVE).
Pamjet (fotografitë) e përmbajtjeve të Agjencisë Telegrafike Vox (Voks) www.007vox.com merren kryesisht nga rrjeti (interneti), konkretisht nga domaine publike. Nëse subjektet ose autorët kanë ndonjë gjë kundër botimit të pamjeve të tyre, ata mund ta raportojnë qëndrimin e tyre kundërshtues me e-mail në agjencia007vox@outlook.com Pas këtij akti, çdo përmbajtje e kundërshtuar do të hiqet në kohën më shkurtër të mundshme, por jo më vonë se dhjetë (10) ditë kohë, nga qasja në kërkesë.
MBI ORIGJINËN E LAJMIT TË PUBLIKUAR PREJ AGJENCISË TELEGRAFIKE VOX www.007vox.com
Agjencia Telegrafike Vox (Voks) www.007vox.com boton përmbajtje informuese që janë produkte të punës së saj intelektuale; produkte të frymëzimit intelektual që buron nga përmbajte të disponueshme në rrjet (internet); dhe në fund fare (por shumë pak i ushtrueshëm), produkte të kopjimit nga ato entitete mediatike që e lejojnë dhe e nxisin një akt të tillë, në funksion të informimit sa më gjerësisht të publikut, rreth një tematike të caktuar, e cila mund të ketë status alarmant, ose jo. Agjencia Telegrafike Vox (Voks) www.007vox.com refuzon çdo përgjegjësi kur përmbajtjet që janë produkte të dy versioneve të fundit, nuk kanë saktësinë dhe përditësimin e duhur.
MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE TË PËRDORUESVE ME MOSHË MADHORE.
Botimi dhe shfaqja në rrjet (internet) e Agjencisë Telegrafike Vox (Voks) www.007vox.com është produkt i bashkëpunimit të saj me një nga subjektet më seriozë e më të fuqishëm në rang planetar, që ofron shërbime hosting-u e të tjera, dhe si e tillë, ajo mbron në mënyrën më të mirë të mundshme e në përputhje me standartet më të larta ndërkombëtare privatësinë e përdoruesve. Agjencia Telegrafike Vox (Voks) www.007vox.com garanton se përpunimi i të dhënave personale të përdoruesve që regjistrohen në uebsait, do të jetë në përputhje me dispozitat e legjislacionit vendor në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe të çdo akti tjetër juridik me natyrë ndërkombëtare, i ushtrueshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, që i kushtohet asaj tematike.
MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE TË PËRDORUESVE ME MOSHË TË MITUR.
Në përputhje me ligjet aktuale, Agjencia Telegrafike Vox (Voks) www.007vox.com, nuk mbledh dhe refuzon çdo informacion nga përdoruesit e uebsaitit nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç.
MBI PËRDORIMIN E BISKOTAVE (COOKIES).
Agjencia Telegrafike Vox (Voks) www.007vox.com aktualisht nuk përdor biskota (cookies). Në të ardhmen do t’i përdorë në mënyrën më të ligjshme të mundshme. Fillimi i përdorimit të biskotave (cookies) do të kryehet me një njoftim që do të botohet në mënyrë të përherëshme në uebsait. Nëpërmjet përdorimit të tyre, do të kihet si qëllim të kuptohet se cilat faqe të uebsaitit, ose cilat shërbime vizitohen nga përdoruesit, frekuencën e vizitave të përdoruesve në të ose në to, etj, me qëllimin e vetëm përmirësimin e cilësisë së uebsaitit, me qëllim bërjen e tij sa më funksional, dhe sa më të dobishëm për përdoruesit. Pranimi i biskotave (cookies) nga përdoruesit do të jetë dëshiror (fakultativ), ndërsa refuzimi për pranimin e tyre, nuk do të lidhet me asnjë pasojë në vizitimin e uebsaitit.
bottom of page