top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | PRESIDENTI SHI XHINPING (XI JINPING) PRITI NË TAKIM PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË FRANCËS EMANUEL MAKRON.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 36 minutes ago
  • 2 min read
ree

Pekin, Republika Popullore e Kinës | Është e nevojshme të vazhdojmë të mobilizohemi për paqen dhe stabilitetin në botë”.


Kështu tha Presidenti francez Emanuel Makron gjatë një takimi dypalësh me homologun e tij Shi Xhinping (Xi Jinping).


Aftësia jonë për të punuar së bashku është thelbësore”, tha Presidenti Makron, duke kujtuar situatën në Ukrainë dhe në rajonet e ndryshme të botës të prekura nga lufta.


E dimë që kemi shumë rrugë për konvergjencë; ndonjëherë kemi mosmarrëveshje, por kemi përgjegjësi t’i kapërcejmë ato, të gjejmë mekanizma për bashkëpunim dhe zgjidhje të mosmarrëveshjeve për një multilateralizëm efektiv, në të cilin besojmë”, tha Presidenti Makron gjatë vizitës së tij në Kinë.


Presidenti Shi (Xi) i përshkroi bisedimet me presidentin francez si miqësore, të sinqerta dhe të frytshme.


Vizita tre-ditore e Presidentit Makron - e katërta e tij në Kinë që nga viti 2017 - përfshin gjithashtu një takim me Kryeministrin Li Çiang dhe një ndalesë në Çengdu.


Presidenti Makron synon të sigurojë angazhimin më të madh të Pekinit për një armëpushim në Ukrainë dhe të diskutojë marrëdhëniet dypalëshe tregtare.


Misioni vjen pas një vizite në Paris nga Presidenti i Shtetit të Ukrainës Volodimir Zelenski, i cili, i bëri thirrje Evropës të ruajë mbështetjen për Kievin, ndërsa Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) shtyn përpara një plan për t'i dhënë fund konfliktit.


Ministri i Jashtëm francez, Zhan (Jean)-Noël Barrot, kujtoi këtë javë se Parisi po mbështetet te Kina, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, për të ushtruar presion mbi Rusinë dhe Presidentin Vladimir Putinin që të pranojnë një armëpushim.


Pekini bën thirrje rregullisht për bisedime paqeje dhe respekt për integritetin territorial, por kurrë nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë në vitin 2022.


Qeveritë perëndimore e akuzojnë Kinën se mbështet financiarisht Moskën duke furnizuar komponentë thelbësorë për industrinë e saj të mbrojtjes.


Pallati Elize ka njoftuar se Presidenti Makron do t'i kërkojë Presidentit Shi (Xi) të mos ofrojë asnjë mjet që mund ta ndihmojë Rusinë të vazhdojë luftën.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page