top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA E “KAVAJËS”; TIRANË | BESMIR DYRMISHI (PUNËDHËNËS) DHE KLEJDI BAJRAMI (PUNËMARRËS) MBETËN TË PLAGOSUR NË NJË SHPËRTHIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read
ree

Rruga e “Kavajës”, Tiranë | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Një shpërthim ndodhi në një kompleks banimi.


Si pasojë, mbetën të plagosur:

1- Z. Besmir Dyrmishi, me moshë 40 vjeç, punëdhënës.

2- Z. Klejdi Bajrami, me moshë 28 vjeç, punëmarrës.


Njoftim | Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.


Ndërkohë pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi, xhama të thyer të dyerve dhe dritareve si dhe karrige apo tavolina të shkatërruara.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page