top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARIS | NJË GAZETARE UKRAINASE PRETENDOI SE ZBULOI VAJZËN E FSHEHTË TË PRESIDENTIT VLADIMIR PUTIN TË QUAJTUR ELIZAVETA KRIVONOGIÇ (KRIVONOGICH).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
Znjsh. Elizaveta Krivonogiç (Krivonogich)
Znjsh. Elizaveta Krivonogiç (Krivonogich)

Paris, Francë | Vajza fshehtë e Presidentit Vladimir Putin, Elizaveta Krivonogiç (Krivonogich), u gjet nga një gazetare ukrainase në rrugët e Parisit, e cila, e zemëruar i tha asaj se babai yt vrau vëllain tim.


Në videon e publikuar nga enti mediatik ukrainas “TCH”, gazetarja dëgjohet duke i thënë znjsh. Krivonogiç (Krivonogich) tha se:

1- Si mund të jetosh në Evropë? Në këtë Evropë të urryer dhe të mallkuar, në këtë vend gejsh apo sido që ta quash ti”.


Duke refuzuar të komentonte mbi akuzat e gazetares, 22-vjeçarja Krivonogiç (Krivonogich) thjesht u përgjigj se ajo nuk kishte leje për të xhiruar video.


Gazetarja e shtyu atë që të paktën të thoshte diçka dhe e pyeti nëse i mbështeste politikat e Presidentit Putin; 22-vjeçarja iu përgjigj:

1- Çfarë lidhje ka kjo me mua”?


Ai është babai yt. Më e pakta që mund të bësh është ta telefonosh dhe t'i thuash të ndalojë bombardimin e Kievit.


Mund të vish në Kiev dhe të veprosh si mburojë njerëzore, më mirë se Patriotët (raketat).


Shko tani në Pokrovsk, për shembull, dhe ndoshta e gjithë kjo histori do të marrë fund”, dëgjohet të thotë gazetarja nga Ukraina.


A mund të më imagjinosh duke shkuar tani” pyeti 22-vjeçarja Elizaveta.


Gazetarja u përgjigj menjëherë duke thënë se mund ta imagjinoj në mënyrë të përkryer. Nuk shoh asnjë pengesë, do të të blej një biletë me paratë e mia.


Fatkeqësisht nuk mund të ndihmoj. Më vjen shumë keq”, u përgjigj 22-vjeçara dhe u largua.


Kush është 22-vjeçarja Elizaveta Krivonogiç (Krivonogich)?


22-vjeçarja lindi në vitin 2003, pasi dyshohet se Presidenti Vladimir Putin kishte një aferë me atë kohë shërbyesen e tij, Svetlana Krivonogiç (Krivonogich).


Zbulimi doli në dritë për herë të parë në vitin 2020, pas një hetimi nga media ruse “Proekt”, e cila, pretendoi se 22-vjeçarja kishte një ngjashmëri të frikshme me udhëheqësin rus.


Presidenti Vladimir Putin nuk është i listuar në certifikatën e lindjes së 22-vjeçares, megjithëse ajo mban emrin e mesëm Vladimirova, që përkthehet “vajza e Vladimirit”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page