top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | QEVERIA ËSHTË E VENDOSUR TË ZGJEROJË PËRDORIMIN E TEKNOLOGJISË SË NJOHJES SË FYTYRËS NË FUNKSION TË LUFTËS INSTITUCIONALE NDAJ AGJENTURËS SË KRIMIT ORDINER.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 40 minutes ago
  • 1 min read
ree

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Forcat policore të Mbretërisë së Bashkuar do të kenë akses në fotografitë e pasaportave dhe lejeve të drejtimit si pjesë e një plani të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të përdorur gjerësisht teknologjinë e njohjes së fytyrës”.


Siç raporton enti mediatik “The Times” pamjet (imazhet) e mbledhura nga kamerat CCTV, interfonët video dhe kamerat e makinave mund të krahasohen me bazat e të dhënave për të identifikuar kriminelët më shpejt -shpjegoi Sekretarja e Policisë Sarah Xhouns (Jones), duke e quajtur njohjen e fytyrës përparimin më të madh në kapjen e kriminelëve që nga ADN-ja.


Një konsultim dhjetë-javor, që fillon sot, do të krijojë një kuadër të ri rregullator për përdorimin uniform të teknologjive biometrike.


Ministria e Brendshme po zhvillon gjithashtu një shërbim kombëtar të njohjes së fytyrës që do të jetë i arritshëm për të gjitha forcat policore në Angli dhe Uells.


Qeveria pret që teknologjia të përdoret gjerësisht nga forcat vendore të policisë edhe para se ligji i ri të hyjë në fuqi.


Veprimtarët e mbrojtjes së privatësisë po paralajmërojnë se Mbretëria e Bashkuar po drejtohet drejt një shteti autoritar mbikëqyrës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page