top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË FRENK-VALTËR SHTEINMEIËR (FRANK-WALTER STEINMEIER) DO TË VIZITOJË GUERNIKËN NË KUADËR TË NJË VIZITE ZYRTARE NË MBRETËRINË E SPANJËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 17 hours ago
  • 1 min read
ree

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Presidenti gjerman Frenk-Valtër Shteinmeiër (Frank-Walter Steinmeier) do të jetë kreu i parë i shtetit gjerman që do të vizitojë Guernikën, një qytet bask që u bombardua në vitin 1937 gjatë Luftës Civile Spanjolle nga Legjioni Gjerman Kondor (Condor) dhe Aviacioni Legjionar Italian (Aviazione Legionaria Italiane), atëherë aleatë të ish-diktatorit të djathtë Fransisko Franko (Francisco Franco), në atë që konsiderohet sulmi i parë masiv dhe pa dallim ajror kundër një popullsie civile.


Ai do të shoqërohet, nga Mbreti i Mbretërisë së Spanjës Felipe VI.


Ky lajm raportohet nga agjencia spanjolle e lajmeve “Efe”.


Guernika është e famshme në botë për pikturën madhështore të artistit Pablo Pikaso (Picasso) që përshkruan efektet e bombardimit të qytetit.


Takimi është pjesë e një vizite shtetërore me një pritje nderi në Pallatin Mbretëror, ku është planifikuar një darkë gala.


Presidenti gjerman do të takohet gjithashtu me kryeministrin spanjoll Pedro Sançez (Sánchez).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page