top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS (NICOLÁS) MADURO: PATA NJË TELEFONATË TË RESPEKTUESHME DHE TË PËRZEMËRT ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read
ree

Karakas, Venezuelë | Diktatori çavisto-komunist Nikolas (Nicolás) Maduro, konfirmoi se pati një bisedë telefonike me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump), mes krizës së vazhdueshme midis dy vendeve.


Fola me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Danlld Tramp (Donald Trump).


Mund të them se biseda ishte respektuese dhe madje e përzemërt”, tha diktatori çavisto-komunist për entin mediatik shtetëror të Venezuelës.


Do të shkoj më tej. Nëse kjo thirrje do të thotë që po ndërmarrim hapa drejt dialogut të respektueshëm nga shteti në shtet, nga vendi në vend, atëherë mirë se vini në dialog dhe diplomaci, sepse ne gjithmonë do të kërkojmë paqe.


Në gjashtë vitet e mia si ministër i jashtëm, mësova maturinë diplomatike.


Kur lindin çështje të rëndësishme, ato duhet të trajtohen me diskrecion derisa të zgjidhen”, tha ai.


Lidhur me bisedën telefonike të së dielës me të, Presidenti Tramp (Trump), nga ana e tij, kishte thënë se:

1- Nuk do të thoja se shkoi mirë apo keq. Ishte një telefonatë”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page