RRUGA “UKSHIN KOVAÇICA”; PRISHTINË | AJET RIZANAJ U ARRESTUA; I DËNUAR ME BURG DHE ME 10 MIJË € GJOBË PËR DROGË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 45 minutes ago
- 1 min read
Rruga “Ukshin Kovaçica”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Ajet Rizanaj.
Ai ishte subjekt i dënuar penalisht me tetë (8) muaj heqje lirie si dhe me dënim plotësues financiar prej dhjetë mijë (10000) €, i cili, nqs nuk paguhet shndërrohet në dënim penal me një (1) vit e pesë (5) muaj heqje lirie shtesë.
Dënimet i janë shqiptuar për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments