top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PIKA E KALIMIT KUFITAR RINAS; TIRANË | GERI SPAHIU (NGA KRUJA) U PROCEDUA PENALISHT; U KAP NGA POLICIA E SHTETIT ME 240 MIJË € TË PADEKLARUARA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read
ree

Pika e Kalimit Kufitar Rinas, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan akte proceduariale penale në ngarkim të:

1- Z. Geri Spahiu, me moshë 36 vjeç, banues në Krujë.


Njoftim | Rinas.


Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë me 240 000 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 36-vjeçari.


Sekuestrohen 240 000 euro.


Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me pajisje bashkëkohore, detektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.


Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page