TREGIMI I JANI OPLETALIT: STUDENTIT 24-VJEÇAR ÇEK QË SFIDOI HITLERIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 9, 2024
- 2 min read
Çekosllovaki | Jan Opletal lindi në vitin 1915, në kulmin e Luftës së Madhe.
Jani ishte 24 vjeç në vitin 1939, kur hija e një konflikti të ri mbuloi Evropën dhe mbarë botën.
Megjithatë, për të - që sigurisht e urrente luftën - fjalët e kryeministrit anglez Çambërlein (Chamberlein) të shqiptuara në muajin shtator të vitit 1938 nuk tingëlluan të drejta: “Kush do të mendonte ndonjëherë se do të na duhej të hapnim llogore dhe të veshim maska gazi për një mosmarrëveshje kufitare që përfshin një vend të largët të banuar nga njerëz për të cilët nuk dimë asgjë?”
Ai komb ishte Çekosllovakia, e cila e gjeti veten të detyruar t'i dorëzohej shantazheve naziste me bashkëpunimin e Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Në fakt, përtej cedimit të territorit të Sudetenlandës, ajo praktikisht e humbi sovranitetin e saj.
Të lënë në duart e tyre, çekosllovakët panë të pafuqishëm teksa ushtritë naziste marshonin në sheshin Wenceslas në Pragë në muajin mars të vitit 1939.









___.png)










































