top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI POÇEM; MALLAKASTËR; FIER | BILBIL HARUNI U ARRESTUA; AKSIDENT AUTOMOBILISTIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 17 minutes ago
  • 1 min read

Fshati Poçem, Mallkastër, Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Bilbil Haruni, me moshë 58 vjeç.


Njoftim | Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në Poçem, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin B. H., 58 vjeç, banues në Ksamil, me automjetin me drejtues shtetasin L. A., 43 vjeç, banues në Durrës, u dëmtuan dy drejtuesit dhe dy pasagjeret, shtetaset E. A. dhe M. H., informojmë se në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page