MADRID | SAMIR HOXHA U ARRESTUA; VJEDHJE E RRETH 1200 BIZHUTERIVE NË ARGJENDARI ME VLERË 1.2 MILIONË €.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 11 minutes ago
- 1 min read
Madrid, Mbretëria e Spanjës | Strukturat vendore të Policisë Kombëtare arrestuan (në datën 22.10.2025):
1- Z. Samir Hoxha, me moshë 42 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në vjedhjen e argjendarisë së emërtuar “José Luis” në një qendër tregtare në Madrid; vodhi rreth 1200 bizhuteri me vlerë 1.2 milionë €) në datën 28.04.2025.
Pasi kreu vjedhjen u arratis në Rumani, ku braktisi automjetin; gjatë zhvillimit të hetimeve penale paraprake u zbuluan lëvizjet e automjetit; të cilat, çuan edhe në arrestimin e tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































Comments