TIRANË | OFICERI I NJËSISË ANTI-TERROR IGLI HAXHIAJ U ARRESTUA ME URDHËR TË PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 23 minutes ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK):
1- Z. Igli Haxhiaj, me detyrë oficer i njësisë Anti-Terror.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në shkelje penale të parashikuara si:
1- “Nxjerrje të sekretit hetimor”.
2- “Korrupsion”.
3- “Shpërdorim detyre”.
4- Etj, …
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Breshia, Itali | Autoritetet vendore gjyqësore shqiptuan masa sigurimi vetjake për:
1- Njëzet e katër subjekte (mes tyre edhe qytetarë shqiptarë) dhe u sekuestruan lëndër narkotike (130 kg) me vlerë 12 milionë €.
Veprimet proceduriale penale ndaj tyre u ndërmorën në bashkëpunim me autoritetet italiane, shqiptare, britanike dhe franceze.
Nën hetim penal paraprak për një periudhë kohore 2020-2025 janë dyzet e nëntë (49) subjekte; nga të cilët 46 janë shqiptarë.
Gjatë kontrolleve u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- 550 mijë €.
2- 10 automjete.
3- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
4- 130 kg lëndë narkotike kokainë dhe heroinë (në treg do të kishin vlerë finaciare rreth 12 milionë €).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



































Comments