PAPA LEO XIV-të FILLOI VIZITËN ZYRTARE NË REPUBLIKËN E TURQISË | NE KEMI NEVOJË PËR PERSONALITETE QË NXISIN DIALOGUN - THA PAPA LEO XIV-të.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 22 minutes ago
- 1 min read

Ankara, Turqi | Papa Leo XIV-të shpreson që Turqia të jetë një faktor stabiliteti dhe afrimi midis popujve, në shërbim të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.
“Selia e Shenjtë dëshiron të bashkëpunojë në ndërtimin e një bote më të mirë me kontributin e këtij vendi, i cili, përbën një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit, midis Azisë dhe Evropës.
Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për udhëheqës që nxisin dialogun dhe e praktikojnë atë me vullnet të vendosur dhe këmbëngulje të durueshme.
Po përjetojmë një periudhë konflikti të fortë global, në të cilën, mbizotërojnë strategjitë e fuqisë ekonomike dhe ushtarake”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të, duke nxitur atë që Papa Françesku e quajti një Luftë të Tretë Botërore të luftuar pjesë-pjesë.
“Nuk duhet t'i dorëzohemi këtij trendi në asnjë rrethanë”, tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments