RRUGA “FROSINA PLAKU”: LAGJJA “ISH-PARKU I AUTOBUSAVE”; TIRANË | ALEKSANDRO MALIQAJ U ARRESTUA; TREGTAR DROGE ME PAKICË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 18 minutes ago
- 2 min read
Rruga “Frosina Plaku”, Lagjja “Ish-Parku i Autobusave”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Aleksandro Maliqaj, me moshë 23 vjeç.
Njoftim | Tiranë.
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Parku”.
Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike.
Sekuestrohen rreth 265 gramë kokainë dhe një sasi kanabisi, të ndara në sasi të vogla/doza, gati për shitje.
Vihet në pranga 23-vjeçari që i posedonte.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, është organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion.
Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas shiste lëndë narkotike në zonën e quajtur “Ish-parku i autobusave”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin policor të koduar “Parku”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:
A. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në rrugën “Frosina Plaku”, shërbimet e Policisë kanë kapur 23-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, i gjetën 265 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në sasi të vogla/doza, gati për shitje, dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

































Comments