top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS | GABRIELE BARDHO U ARRESTUA; VJEDHJE 5 MIJË €.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 13 minutes ago
  • 2 min read

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Gabriele Bardho, me moshë 22 vjeç.


Njoftim | Durrës.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Vlera”.


Thyente xhamat e automjeteve dhe të tabakinove në lagje të ndryshme të Durrësit dhe vidhte shuma parash (3 mijë euro) dhe sende me vlerë (2 mijë euro); identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.


Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 3 raste të vjedhjes me thyerje të automjeteve dhe tabakinove.


Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, bazuar në informacionin e grumbulluar në rrugë operative dhe nga pamjet filmike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vlera”.


Në kuadër të operacionit u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit G. B., 22 vjeç, banues në Durrës.


Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, ka vjedhur në dy automjete dhe në një tabakino, një shumë prej 3 mijë eurosh dhe sende me vlerë rreth 2 mijë euro.


Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin ligjor edhe të disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga 22-vjeçari.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhja më shumë se një herë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page