FSHATI QAFZEZ; URA E “BABA SELIMIT”; KOLONJË | BANORËT E DISA FSHATRAVE DOLËN NË PROTESTË; PREJ NJË JAVE MBETEN TË IZOLUAR NGA RESHJET E DENDURA DHE PËRMBYTJET; SHTETI FLE GJUMË BASHKË ME ARINJTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 19m
- 1 min read

Fshati Qafzez, Ura e “Baba Selimit”, Kolonjë, Shqipëri | Banorët e disa fshatrave të Kolonjës dolën në protestë në fshatin Qafzez (pranë urës së Baba Selimit mbi lumin Osum).
Ata denoncuan se prej një jave mbeten të izoluar nga reshjet e dendura dhe përmbytjet që kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën rrugore.
Ura lidhëse, e vetmja pikë qarkullimi që siguron hyrjen dhe daljen nga zona, është dëmtuar në mënyrë kritike, duke bërë të pamundur kalimin e automjeteve dhe mjeteve të emergjencës.
Kjo situatë ka rënduar veçanërisht banorët e fshatrave të thella, ku ndodhen persona të sëmurë që ende nuk kanë marrë ndihmë mjekësore.
“Kemi të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit”, thanë protestuesit, duke kërkuar reagim të shpejtë nga autoritetet për riparimin e urës dhe rikthimin e qarkullimit.
Autoritetet vendore thanë se janë duke vlerësuar dëmet dhe pritet të ndërhyhet për normalizuar situatën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments