top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | KRYETARI I BASHKISË SË KOLONJËS ERION ISAI U PARAQIT NË PROKURORINË E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 24 minutes ago
  • 3 min read
Z. Erion Isai para dhe pas ndërhyrjes plastike në pamjen e jashtme
Z. Erion Isai para dhe pas ndërhyrjes plastike në pamjen e jashtme

Tiranë, Shqipëri | Kryetari i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).


Ai është marrë i pandehur për shkelje penale të parashikuar si:

1- Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”.


Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime penale paraprake për tenderin e aksit rrugor “Korçë-Ersekë”, si dhe për tenderët e ujësjellësave të fshatrave.


Të dhëna nga aktet proceduriale penale | Biseda administratoren e kompanisë “A & E Enginnering” sh.p.k, Entela Çano.


Në orën 12:46, z. Isai dërgon mesazhin:

“Shoqeeee”.


Në orën 12:46, znj. Çano telefonon z. Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.


Në orën 12:46, znj. Çano dërgon mesazhin:

“Isha në telef. të më falësh’”.


Në orën 12:47, znj. Çano telefonon z. Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.


Në orën 12:48, z. Çano telefonon z. Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.


Në orën 12:57, z. Isai telefonon znj. Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.


Në orën 12:57, z. Isai telefonon znj. Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.


Në orën 13:09, znj. Çano dërgon materialin e regjistruar me emërtimin “Preventiv 13 FSHATRAT E KOLONJES 386.pdf”, gjithashtu i dërgon mesazhin:

“Njëri variant… është edhe një tjetër që do të të dërgoj”.


(Rezulton se këtë material znj. Çano ia ka dërguar znj. Erjona Bujupi, në orën 13:09.


Ky material titullohet “Preventiv Zbatimi Objekti: Ndërtimi i Rrjetit të shpërndarës të furnizimit me ujë në 13 fshatrat e Kolonjës”, ku përbëhet nga një tabelë që quhet “Përmbledhëse sipas nënobjekteve” ku ndodhen të shënuar shtatë zëra nënobjektesh me vlerat respektive në krahë të tyre dhe vlera totale e këtij preventivi është shënuar 386,602,100.7, si dhe në fund vërehet shënimi “Punoi: M.A.K Studio Ing. Tomorr Spahiu”).


Në orën 13:38, znj. Çano dërgon materialin e regjistruar me emërtimin: “Preventiv 13 FSHATRAT E KOLONJES – 390.pdf’, gjithashtu znj. Çano і dërgon z. Isai mesazhin:

“Prev me fond rezerve 1%”…


(Rezulton se këtë material znj. Çano ia ka dërguar znj. Erjona Bujupi, në orën 13:35. Ky material titullohet “Preventiv Zbatimi Objekti: Ndërtimi i Rrjetit të shpërndarës të furnizimit me ujë në 13 fshatrat e Kolonjës”, ku përbëhet nga një tabelë që quhet “Përmbledhëse sipas nënobjekteve” ku ndodhen të shënuar shtatë zëra nënobjektesh me vlerat respektive në krahë të tyre dhe vlera totale e këtij preventivi është shënuar 390,875,958.8, si dhe në fund vërehet shënimi “Punoi: M.A.K Studio Ing. Tomorr Spahiu”).


Në orën 16:31, z. Isai dërgon mesazhin:

“Oki”.


Në orën 08:08-08:09, z. Isai i dërgon znj. Çano mesazhet:

“Miremengjes. Këtej nga akum jam unë”.


Në orën 08:22, z. Çano dërgon mesazhin:

“Mirmengjes.. Të dërgoj Ing të t’i sjelli ? Se unë vetë rreth orës 10:30 mund të vij?”.


Në orën 08:22, z. Isai dërgon mesazhet:

“Oki. Një kafe kur të mbarosh. Ma dërgo dhe bashkë e pimë”.


Në orën 08:22, z. Çano dërgon mesazhin:

“Ok.. kë preventiv nga ato do?”.


Në orën 08:22-08:23, z. Isai dërgon mesazhet:

“Te dy m’i sill për siguri”.


Në orën 08:23, z. Çano dërgon mesazhin:

“Ok”.


Në orën 08:55, z. Isai dërgon mesazhin:

“Po vjen inxh? te drejtori. Se tani në 9 do futem”.


Në orën 08:59, z. Isai telefonon znj. Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.


Biseda të bëra në datën 09.09.2020, mes z. Isai dhe znj. Çano, me përmbajtje si më poshtë:


Në orën 19:14-19:15, z. Isai i dërgon znj. Çano mesazhet:

“Si të kam. Nesër do jem Tiranë. Tak pak të marr projektin e fshatrave të lutem. Që ta kaloj këshill teknik”.


Në orën 19:15, znj. Çano dërgon mesazhin:

“Mirmbrëma.. mirë ti si je ? Po patjetër. Gati është i printuar.. po të pret mbi tavolinë”.


Në orën 19:16, z. Isai dërgon mesazhin:

“Rrofsh flori”.


Në orën 19:18, znj. Çano dërgon mesazhin:

“Asgjë.. të lutem”.


Biseda të kryera në datën 10.09.2020, mes z. Isai dhe znj. Çano, me përmbajtje si më poshtë:


Në orën 11:24, z. Isai i dërgon znj. Çano mesazhet:

“Shefe… si të kam?”.


Në orën 11:25, znj. Çano dërgon mesazhin:

“Ing mirë është.. po njoftoj Ing t’ju sielli projektin”.


Biseda të kryera në datën 15.09.2020, në orën 10:05, z. Isai telefonon znj. Çano.


Në orën 11:11, z. Isai i dërgon znj. Çano kontaktin e regjistruar me emrin “Armand Tafili” dhe i shkruan:

“Do të të marrë për superviz.”.


Në orën 11:11, znj. Çano dërgon mesazhin:

“Faleminderit shumë”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page