DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT TË RSh-së ILIR PRODA PO MERR PJESË NË PROCESIN E VOTIMIT PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT TË RI TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË POLICISË KRIMINALE (INTERPOL).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 17 minutes ago
- 1 min read

Rabat, Mbretëria e Marokut | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të Republikës së Shqipërisë, Ilir Proda, po merr pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL), Zv/Presidentit dhe delegatëve për Komitetin Ekzekutiv.
Njoftim | Marrakesh, Marok.
Sesioni i 93-të i Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, merr pjesë në Asamblenë e 93-të të INTERPOL-it, që po zhvillohet në Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policive të 196 vendeve të botës.
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe delegacioni që e shoqëron, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi dhe Drejtues Ulian Shpataraku, po marrin pjesë gjatë ditës së sotme, në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të INTERPOL-it, zëvendëspresidentit dhe delegatëve për Komitetin Ekzekutiv.
Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet kryesore që ndikojnë në politikën e përgjithshme, burimet e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës dhe financat, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments