PARLAMENTI EUROPIAN: ASNJË TERRITOR UKRAINAS I PUSHTUAR NUK DO T’I NJIHET RUSISË; VLERËSOJMË PËRPJEKJET PËR PAQE POR NJËKOHËSISHT DËNOJMË AMBIVALENCËN DËMTUESE TË SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 20 minutes ago
- 1 min read

Strasburg, Francë | “Asnjë territor i pushtuar nuk do të njihet kurrë si rus”.
Kështu deklaroi Parlamenti Europian në raportin mbi planin e paqes për Ukrainën, i miratuar këtë mëngjes në Strasburg me 401 vota pro, 70 kundër dhe 90 abstenime.
Raporti njeh gjithashtu përpjekjet negociuese të ShBA-ës, por kritikon ambivalencën e Uashingtonit, të cilën, e konsideron të dëmshme për paqen e qëndrueshme.
“Çdo marrëveshje - thanë eurodeputetët - nuk mund të kufizojë të drejtën e Ukrainës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, as lirinë e saj për të zgjedhur aleancat e veta, të lira nga vetot ruse”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments