LETRAT E SHKRIMTARIT KOMBËTAR GREK NIKOS KAZANXAQIS (KAZANTZAKIS) U BËNË DIGJITALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read

Iraklion, Ishulli i Kretës | Muzeu Nikos Kazanxaqis (Kazantzakis) në Kretë ka njoftuar përfundimin e “Korrespondenca e Nikos Kazanxaqisit - Koleksioni Dixhital”, një projekt që paraqet 1000 letra të dixhitalizuara nga autori i famshëm.
Letrat, të cilat, tani janë të aksesueshme lirisht në letters.kazantzaki.gr, u dixhitalizuan, transkriptuan, përkthyen dhe dokumentuan nga një ekip i madh shkencor i koordinuar nga muzeu.
Platforma ofron një përfaqësim gjithëpërfshirës dixhital të letrave, lidh referencat e përbashkëta dhe ofron mjete të avancuara kërkimi në gjuhën greke dhe angleze.
Arkivi i Korrespondencës i muzeut, i ndërtuar nga themeluesi Jorgos Anemojanis (Giorgos Anemogiannis) dhe donatorë privatë, përmban më shumë se 7000 dokumente.
Muzeu synon të krijojë një platformë të hapur në zhvillim e sipër, të pasuruar me letra shtesë nga shkrimtari Kazanxaqis dhe korrespondentët e tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments