MONARKIA KUSHTETUESE E SKOCISË | AUTORITETET GJYQËSORE SHQIPTUAN 10 VJET BURG PËR LIRIDON KASTRATIN (TENTOI TË VRISTE PUNONJËSIN E POLICISË GERI KAUN (GARY COWAN).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read

Edinburg, Monarkia Kushtetuese e Skocisë | Autoritetet vendore gjyqësore shqiptuan dënim penal me dhjetë (10) vjet heqje lirie ndaj:
1- Z. Liridon Kastrati, me moshë 32 vjeç.
Ai u hetua si subjekt i përfshirë në përpjekje për vrasjen e një punonjësi të Policisë duke përdorur sharrë elektrike; në një ngjarje kriminale të ndodhur në Peisli (Paisley) Renfroshaiër (Renfrewshire), Gllasgou (Glasgow).
Nga hetimet penale paraprake u dokumentua se z. Kastrati u përfshi në aksident automobilistik me një automjet të Policisë vendore në vitin 2024; u largua nga vendi i ngjarjes; më pas u kthye, ku nxorri nga automjeti një sharrë elektrike, me të cilën filloi të gjurmonte punonjësin e Policisë Geri Kaun (Gary Cowan).
Gjyqtari Uilliam Gallakër (William Gallacher) deklaroi se:
1- “Gjithçka ishte horror i vërtetë. Punonjësi i Poliicsë u detyrua të vraponte për një distancë të konsiderueshme, nga frika se ai do t’i priste gjymtyrët - nëse do ta kapte”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments