top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SARANDË | U ARRESTUAN ERMAL BLETA; U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR ELTON SHEHU (BLETA); SANTI HOXHA; TAULANT MUÇO; AMELIA MURATI; SHTËPI HASHASHI TE KRYQËZIMI I RRUGËVE “ADEM SHEME” DHE “PANDELI BOÇARI”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Kryqëzimi i rrugëve “Adem Sheme” dhe “Pandeli Boçari”; Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ermal Bleta, me moshë 45 vjeç.


U shpallën në kërkim policor:

1- Z. Elton Shehu (Bleta), me moshë 48 vjeç.

2- Z. Santi Hoxha, me moshë 26 vjeç.

3- Z. Taulant Muço, me moshë 28 vjeç.

4- Znj/znjsh Amelia Murati, me moshë 25 vjeçe.


Njoftim | Sarandë.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Administratori”, evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në qytetin e Sarandës.


Sekuestrohen 157 bimë narkotike, 18 kg lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen.


Vihet në pranga administratori i pallatit ku ishte përshtatur ambienti për këtë veprimtari kriminale.


Shpallen në kërkim 4 shtetas, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar mbi informacione të siguruara nga inteligjenca informative dhe verifikime në terren, strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë finalizuan operacionin policor të koduar “Administratori”.


Si rezultat i këtij operacioni, në katin e nëntë të një pallati 9-katësh, në lagjen nr. 2, Sarandë, në dy apartamente, u konstatuan ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike, si dhe për tharjen dhe përpunimin e tyre, me qëllim shitjen. Nga verifikimet rezultoi se pajisjet furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.


Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Sarandë, administrator i pallatit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulsive telefonike”.


Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 48 vjeç, S. H., 26 vjeç, T. M., 28 vjeç dhe A. M., 25 vjeçe, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Po në vijim të veprimeve për këtë rast, u procedua penalisht dhe shtetasja M. B., 45 vjeçe, (bashkëshortja e shtetasit E. B., të arrestuar).


Gjatë kontrollit në ambientet e përshtatura u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 157 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, të kultivuara në vazo, 18 kg lëndë narkotike kanabis, në gjendje të thatë, 90 llamba elektrike me reflektorë, 100 siguresa elektrike, 5 kondicionerë, 15 ventilatorë, 4 filtra ajri, tubo aspirimi, 3 aparate celulare dhe pajisje të tjera që përdoreshin për veprimtari kriminale.


Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page