REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | NUMËR REKORD I FEMICIDEVE NË BRAZILIN E DREJTUAR NGA TË MAJTËT; PËR VITIN 2025 U VRANË ÇDO DITË NGA 4 GRA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Brasilia, Republika Federative e Brazilit | “Në vitin 2025, Brazili regjistroi numrin më të lartë të femicideve që nga futja e veprës penale. Midis janarit dhe dhjetorit, u vranë 1470 gra; mesatarisht katër viktima në ditë”.
Kjo është ajo që del nga të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë, të cilat, tejkalojnë rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2024, kur kishte 1464 raste.
Numri mund të jetë edhe më serioz, pasi të dhënat e muajit dhjetor për shtetin e Shën Palit (São Paulo) nuk janë përditësuar ende në bazën e të dhënave federale.
Edhe pa këtë përditësim të fundit, Shën Pali (São Paulo) mbetet shteti me numrin më të lartë të femicideve në vitin 2025, me 233 raste, i ndjekur nga Minas Gerais (139) dhe Rio de Zhaneiro (104).
Krimi i femicidit u fut në ligjin brazilian në vitin 2015, kur u regjistruan 535 raste.
Në dhjetë vjet, numri është rritur me 316%, me një rritje të vazhdueshme që kur krimi u nda nga vrasjet e tjera.
Në përgjithësi, në të njëjtën periudhë, 13448 gra u vranë për arsye të lidhura me gjininë; me një mesatare prej 1345 femicidesh në vit.
Edhe këtu, Shën Pali (São Paulo) kryeson statistikat kombëtare me 1774 raste.
Përballë këtij përshkallëzimi, tetorin e kaluar Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva miratoi një ligj që ashpërsonte dënimet për vrasjen e grave dhe krimet kundër grave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments