PARLAMENTI IRANIAN: SULMI NDAJ UDHËHEQËSIT SUPREM AJATOLLAH KHAMENEI DO TË SHKAKTOJË XHIHAD ISLAMIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Teheran, Iran | “Komiteti parlamentar i sigurisë kombëtare i Iranit tha se çdo sulm ndaj udhëheqësit suprem të vendit do të ishte i barabartë me një deklaratë lufte ndaj botës myslimane”.
Mediat shtetërore e raportuan këtë lajm - sipas entit mediatik “Iran International” (portalit të opozitës iraniane jashtë vendit).
“Çdo fyerje ndaj Udhëheqësit Suprem është e barabartë me një deklaratë lufte kundër të gjithë botës islamike dhe duhet të presim deklarata xhihadiste nga studiuesit islamikë dhe një përgjigje nga ushtarët e Islamit në të gjithë botën”, deklaroi komisioni në një deklaratë.
Komisioni më pas e përshkroi Presidentin e ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) si mendërisht të paqëndrueshëm pas vërejtjeve të tij në lidhje me udhëheqjen e Iranit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments