top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OKB-së ANTONIO GUTERRES: SELIA E UNRWA-s NË JERUZALEMIN LINDOR ËSHTË E PAPREKSHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dënoi me fjalët më të ashpra të mundshme veprimet e autoriteteve izraelite për të prishur kompleksin Sheikh Jarrah të UNRWA-s në Jeruzalemin Lindor.


Një deklaratë nga zëdhënësi i tij theksoi se Sekretari Guterres ka deklaruar vazhdimisht dhe pa mëdyshje se kompleksi Sheikh Xharrah (Jarrah) mbetet pronë e Kombeve të Bashkuara dhe është i paprekshëm dhe imun ndaj çdo forme ndërhyrjeje.


Sekretari i Përgjithshëm - tha ai - i konsideron veprimet e vazhdueshme në rritje kundër UNRWA-s si plotësisht të papranueshme, të cilat, janë në kundërshtim me detyrimet e qarta të Izraelit sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë ato sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page