top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ËRVAIN (IRVINE); SKOCI | ELTON SKËNDERI; GJOVALIN TOMA; EDUARD DAJA U DËNUAN ME 18 VJET BURG PËR KULTIVIM HASHASHI NË SHTËPI BARI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 4
  • 1 min read
Subjektet objekt i gjykimit penal.
Subjektet objekt i gjykimit penal.

Ërvain (Irvine), Skoci, Mbretëria e Bashkuar | Autoritetet vendore të gjykimit penal shqiptuan dënime penale për:

1- Z. Elton Skënderi, me moshë 30 vjeç (pesë vjet e tre muaj heqje lirie).

2- Z. Gjovalin Toma, me moshë 31 vjeç (gjashtë vjet heqje lirie).

3- Z. Eduard Daja, me moshë 39 vjeç (gjashtë vjet e nëntë muaj heqje lirie).


Ata u konsideruan penalisht fajtorë për:

1- Ndërtimin e një “shtëpie bari”, nënkupto, objekt ku kultivonin bimë narkotike me vlerë tregu gjer në një milionë paund.


Ata u denoncuan nga enti i energjisë elektrike “Scottish Power” për përfshirje në vjedhje të energjisë, ç’ka solli më pas ndërmarrjen e veprimeve policore në objektin ku ata ishin të përfshirë në veprimtari kriminale.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page