PARLAMENTI EVROPIAN NISI NJË PROCEDURË EMERGJENTE PËR NJË KREDI PREJ 90 MILIARDË € PËR UKRAINËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Parlamenti Evropian ka aktivizuar procedurën e emergjencës për kredinë e propozuar prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, e cila, do të votohet në seancën plenare të shkurtit.
Eurodeputetët i dhanë dakordësinë, me ngritjen e duarve, procesit të përshpejtuar për paketën që përfshin një kredi për Kievin, të financuar nga borxhi i përbashkët dhe e garantuar nga buxheti i Bashkimit Evropian.
U miratua gjithashtu procedura emergjente për bashkëpunim të zgjeruar, duke lejuar 24 shtete anëtare (duke përjashtuar Republikën Çeke, Hungarinë dhe Sllovakinë) të marrin pjesë në kredi.
Votimi përfundimtar mbi këtë propozim është planifikuar për nesër.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments