top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DREJTUESI I PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR KLODIAN BRAHO U TAKUA ME KRYETARIN E PREZENCËS SË OSBE-së NË SHQIPËRI - AMBASADORIN MAJKLL (MICHEL) TARRAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Klodian Braho u takua me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Majkll (Michel) Tarran.


Ambasadori Tarran e përgëzoi Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Braho për zgjedhjen në detyrë dhe i uroi suksese në përmbushjen e saj.


Ambasadori Tarran ripohoi mbështetjen e fortë të Prezencës së OSBE-së për Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe rolin e saj kyç në procesin e Reformës në Drejtësi (Reforma Gjyqësore, red) në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e këtij institucioni në forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e besimit të publikut tek institucionet demokratike të Shqipërisë.


Mes tyre u diskutua për bashkëpunimin e tanishëm dhe të ardhshëm ndërmjet Prezencës së OSBE-së dhe Prokurorisë së Posaçme; përfshirë mbështetjen përmes veprimtarive të rritjes së kapaciteteve; këshillimit për politika; shkëmbimit të praktikave më të mira ndërkombëtare.


Kryetari i Prezencës Tarran ritheksoi angazhimin e vijueshëm të Prezencës së OSBE-së për të mbështetur institucionet e drejtësisë në Shqipëri dhe mirëpriti pikëpamjet e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Braho mbi mënyrat se si bashkëpunimi mund të forcohet më tej për të trajtuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe krimin e organizuar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page