top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJILAN | U ARRESTUA DEKOMPLOTUESI ARIANIT SLLAMNIKU.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 20
  • 2 min read
Z. Arianit Sllamniku
Z. Arianit Sllamniku

Gjilan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Arianit Sllamniku, i njohur si dekomplotues.


Z. Sllamniku pretendon se shëron autizmin tek fëmijët; edhe pse nuk është mjek; ai pretendon se e ka ilaçin e duhur për trajtimin e sëmundjes.

 

Ai dyshohet se pacientëve u jepte barëra që janë për kafshët.


Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Dy armë zjarri të gjata (krahu).

2- Dy armë zjarri të shkurtra brezi - (me leje).

3- Municion luftarak (fishekë).

4- Barna të ndryshme.

5- Literaturë.

6- Pajisj elektronike.

7- Etj, ...


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”.

2- Eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave”.


Njoftim | Në kuadër të këtyre veprimeve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan fton të gjithë qytetarët të cilët kanë pranuar shërbime shëndetësore apo konsulta me përdorim të ndonjë terapie apo medikamenti nga personi në fjalë dhe që konsiderojnë se janë dëmtuar në çfarëdo forme, qoftë materiale apo shëndetësore, që të paraqiten në ambientet e Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan për intervistim me qëllim të zbardhjes të rrethanave të rastit, thuhet shkurtimisht në njoftimin zyrtar.

© Copyright | Sekuestro e Policisë së Republikës së Kosovës
© Copyright | Sekuestro e Policisë së Republikës së Kosovës

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page