top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ORGANIZATA JO-QEVERITARE “AMNESTY INTERNATIONAL” BËRI THIRRJE PËR LIRIMIN E MENJËHERSHËM TË TË GJITHË TË BURGOSURVE POLITIKË NË KUBË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Organizata jo-qeveritare “Amnesty International” bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë në Kubë; një vit pas procesit të lirimit të shpallur nga regjimi i Kastros në pushtet, i cili, sipas shifrave zyrtare, ka liryar 553 subjekte.


Organizata jo-qeveritare “Amnesty International” vuri në dukje se lirimet janë karakterizuar nga paqartësia, mungesa e informacionit publik dhe mungesa e kritereve të qarta, si dhe vendosja e kushteve të konsideruara arbitrare.


Procesi ishte pjesë e një marrëveshjeje midis Havanës dhe Uashingtonit të arritur në ditët e fundit të administratës së ish-Presidentit Xhëu Baidn (Joe Biden), me ndërmjetësimin e Vatikanit.


Organizata të ndryshme për të drejtat e njeriut, si brenda ashtu edhe jashtë Kubës, e vunë në pikëpyetje masën që në fillim dhe paralajmëruan se një numër i konsiderueshëm i të liruarve nuk ishin të burgosur politikë, por kriminelë të zakonshëm.


Ndërkohë, duke konfirmuar vazhdimin e politikave shtypëse në Kubë, një gjykatë në Havanë dënoi reperin dhe artistin vizual Fernando Almenares Rivera me pesë vjet burg për shfaqjen e banderolave ​​me mesazhe që bënin thirrje për ndryshime politike dhe respekt për të drejtat e njeriut.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page