KRUJË | U ARRESTUAN LORENC GOGA DHE FATION KULLA (MOSKALLËZIM KRIMI); VRASJA E PETRIT NDOUT; MË HERËT U ARRESTUA EDHE ANDI VOKRI SI DORAS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Fshati Bushnesh, aksi rrugor “Thumanë-Krujë”, Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Andi Vokri (Vokrri), me moshë 28 vjeç.
Ai konsiderohet doras në vrasjen e:
1- Z. Petrit Ndou, me moshë 57 vjeç.

Njoftim Nr. 1 | Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
U arrestuan:
1- Z. Lorenc Goga, me moshë 26 vjeç.
2- Z. Fation Kulla, me moshë 23 vjeç.

Njoftim Nr. 2 | Vrau me send të fortë (çekiç), 57-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 28-vjeçari.
Vihen në pranga, për moskallëzim krimi, 2 shtetas që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.
Sekuestrohen 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.
Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për zbardhjen e dinamikës së konfliktit të ndodhur në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, si pasojë e të cilit humbi jetën nga goditja me sende të forta, shtetasi P. N., 57 vjeç, u arrestuan shtetasit:
-A. V., 28 vjeç, banues në FushëKrujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”;
-L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga hetimet ka rezultuar se më datë 201.01.2026, rreth orës 01:00, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, në afërsi të urës së Bushneshit, këta tre shtetas, ndërkohë që qarkullonin në një automjet, janë konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., i cili qarkullonte me automjetin e tij.
Më pas, shtetasi A. V. ka goditur me çekiç, në kokë, shtetasin P. N., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Pas ngjarjes, shtetasit L. G. dhe F. K. janë larguar.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Dinamika e ngjarjes kriminale | Dorasi (dyshohet në gjendje të dehur); ishte i shoqëruar nga dy subjekte në automjet; ata kanë deklaruar se donin ta ndalonin por nuk kanë mundur.
E pranishme gjatë kryerjes së aktit kriminal ishte dhe bashkëshortja e të ndjerit; ajo denoncoi se bashkëshorti i saj u qëllua me çekiç.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments