GJAKOVË | POLICIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KËRKON NDIHMË NGA SHOQËRIA PËR LOKALIZIMIN DHE ARRESTIMIN E ISEN KURTIT; VRASJE E MBETUR NË TENTATIVË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë kërkojnë ndihmë nga shoqëria për lokalizimin dhe arrestimin e:
1- Z. Isen Kurti, me moshë 19 vjeç.
Njoftim | Hetuesit policorë në kuadër të Sektorit të Hetimeve Rajonale në Gjakovë, në koordinim dhe me autorizim të prokurorit të shtetit gjatë fazës së hetimeve të cilat po zhvillohen lidhur me rastin e raportuar të veprës penale “Vrasje në tentativë” bënë publike fotografinë e personit të dyshuar i cili përkundër thirrjes policore dhe kërkimit në disa lokacione, i njëjti nuk është përgjigjur thirrjes së Policisë dhe gjindet në arrati.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura.
Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192, stacionin më të afërt policor ose përmes e-mailit zyrtar: info@kosovopolice.com thuhet në njoftimin zyrtar.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments