top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LOS ANXHELOS | REPERI LIL NAS X U ARRESTUA; AKUZOHET PËR SULM NDAJ OFICERËVE TË POLICISË KUR U NDALUA TEKSA ECTE LAKURIQ NË RRUGËT PUBLIKE; PAGOI 75 MIJË $ PËR HETIM PENAL PARAPRAK NË GJENDJE TË LIRË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 26
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Reperi amerikan Lil Nas X është akuzuar për katër krime të rënda pasi sulmoi policinë që e ndaloi ndërsa po ecte lakuriq natën në Los Anxhelos javën e kaluar.


Krijuesi i hitit “Old Town Road” u arrestua pasi u zhvesh në një nga rrugët kryesore të qytetit.


Një video që qarkullonte në rrjetet sociale e tregonte atë të veshur me çizme kaubojsh dhe të brendshme të bardha, ndërsa ecte në zonën e Studio City.


Por një video tjetër e publikuar nga TMZ e tregonte këngëtarin - emri i vërtetë i të cilit është Montero Hill - krejtësisht lakuriq.


Reperi u paraqit në gjykatë dje dhe u deklarua i pafajshëm për tre akuza për sulm ndaj një oficeri dhe një akuzë për rezistencë ndaj arrestimit.


Lirimi me kusht i tij u caktua në 75 mijë dollarë dhe ai u urdhërua të kthehej në gjykatë më 15 shtator 2025.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page