ENTI MEDIATIK “FINANCIAL TIMES”: PRESIDENTI MAKRON E TRADHTOI KANCELARIN MERC (MERZ) NË SAMITIN E BASHKIMIT EVROPIAN PËR PËRDORIMIN E ASETEVE RUSE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Londër, Britani e Madhe | “Kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) po bënte një përpjekje të fundit për të bindur udhëheqësit e Bashkimit Evropian që të përdornin 210 miliardë € në asete sovrane ruse të ngrira për të ndihmuar Ukrainën, kur kuptoi se i mungonte një aleat kyç; Presidenti Emanuel Makron”.
Kështu shkruan enti mediatik “Financial Times” në një artikull që rikthehet, edhe një herë, në hapat që çuan në pezullimin e përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Kievin në samitin e 27 vendeve.
“Përmbysja e roleve; si qëndrimi vonues i Francës e zuri në befasi Berlinin gjithnjë e më të vendosur”, është titulli i artikullit, i cili, u referohet fjalëve të një diplomati të lartë të Bashkimit Evropian, i pranishëm në bisedimet e zhvilluara në mbrëmjen e samitit.
“Makroni e tradhtoi Mercin dhe e di se do të duhet të paguajë një çmim për këtë. Por ai është aq i dobët sa nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të rreshtohej me Xhorxha (Giorgia) Melonin”, shpjegoi burimi diplomatik.
Ngërçi, shpjegon gazeta britanike, nënvizon një dinamikë të re midis dy fuqive kryesore të Evropës; një Gjermanie proaktive dhe një France ngurruese.
Që nga ardhja në pushtet e Kancelarit Merc (Merz) në muajin maj, Berlini ka fituar një vendosmëri të re, duke liruar deri në 1 trilion euro në shpenzime për mbrojtje dhe infrastrukturë për dekadën e ardhshme, por Parisi është paralizuar nga borxhi i lartë publik dhe paqëndrueshmëria politike në gjysmën e dytë të mandatit të fundit të Presidentit Makron.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






























Comments