top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA EVROPIANE E DREJTËSISË: “LIGJI DANEZ I GETO”-s PËRBËN DISKRIMINIM TË DREJTPËRDREJTË DHE TË TËRTHORTË SIPAS DIREKTIVËS SË KËSHILLIT 2000/43/KE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
ree

Strasburg, Francë | Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GjED) vendosi të enjten se “Ligji danez i Geto-s” mund të përbëjë diskriminim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë sipas Direktivës së Këshillit 2000/43/KE.


Këshilltarja e lartë ligjore në Amnesty International Denmark, Dina Hashem, e përgëzoi vendimin si një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.


GjED-ja vuri në dukje se ligji krijon një pabarazi duke urdhëruar plane zhvillimi që çojnë në përfundimin e kontratave të qirasë së banorëve ekskluzivisht në zonat e transformimit.


Gjykata konstatoi se ligji duket se e bazon një ndryshim të tillë në trajtim në origjinën etnike dhe se ai mund të përbëjë diskriminim të drejtpërdrejtë sipas Nenit 2(2)(a) të direktivës nëse dokumentet përgatitore për ligjin zbulojnë një qëllim të lidhur me stereotipe ose paragjykime kundër emigrantëve nga vendet jo-perëndimore dhe pasardhësve të tyre.


Lidhur me diskriminimin indirekt sipas Nenit 2(2)(b), gjykata vuri në dukje se edhe një kriter që duket neutral në sipërfaqe mund t'i vendosë grupet specifike etnike në disavantazh.


Autoritetet mund ta justifikojnë një kriter të tillë vetëm nëse ai ndjek një qëllim legjitim dhe mjetet për arritjen e këtij qëllimi plotësojnë testin e proporcionalitetit.


Gjykata theksoi se, ndërsa shtetet anëtare gëzojnë diskrecion të gjerë në politikën sociale, ato duhet të jenë në përputhje me ndalimin e çdo diskriminimi të bazuar në origjinën racore ose etnike, të sanksionuar në Nenin 21 të Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian dhe shprehjen e tillë specifike nga Direktiva 2000/43/KE.


Rasti rrjedh nga një ligj danez mbi strehimin publik, i cili, parashikon reduktimin e njësive të strehimit publik në zonat e transformimit.


Klasifikimi i këtyre zonave varet së pari nga faktorët socio-ekonomikë, duke përfshirë shkallën e krimit, nivelet arsimore dhe shkallën e papunësisë.


Treguesi i dytë, siç përcaktohet në Nenin 619(a) të Aktit mbi Strehimin Social, ka të bëjë me faktin nëse përqindja e emigrantëve nga vendet jo-perëndimore dhe pasardhësve të tyre tejkalon 50%.


Para Gjykatës Daneze, banorët e lagjes Mjolnerparken të Kopenhagenit argumentuan se kriteri që lidhej me përqindjen e emigrantëve përbën diskriminim, i cili është i papajtueshëm me ligjin e Bashkimit Evropian.


Gjykata daneze ia referoi çështjen GjED-së mbi interpretimin e nenit 2(2)(a) dhe (b) të direktivës, i cili përcakton diskriminimin e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë.


Vendimi i GjED-së ofron udhëzime interpretuese për gjykatën daneze referuese, Østre Landsret (Gjykata e Lartë e Danimarkës Lindore). Gjykata daneze do të vlerësojë nëse provat përmbushin një prag të tillë për diskriminim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, duke bërë të nevojshme ndryshime në ligjin për strehimin publik.


Në një parashtrim drejtuar Rishikimit Periodik Universal të OKB-së në maj 2021, Amnesty International raportoi se “Ligji i Geto”-s do të rezultonte në privatizimin ose prishjen e afërsisht 11000 njësive të banesave sociale të destinuara për familjet.


Përveç kësaj, banorët në zonat e transformimit mund të përballen me dënime të dyfishta penale për vepra të caktuara penale, të tilla si vandalizëm, sulm, shkelje të rendit publik, zjarrvënie, kërcënime dhe zhvatje, pasi policia mund t'i klasifikojë përkohësisht zona të tilla si zona me ndëshkim të shtuar sipas Kodit Penal Danez.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page