top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MIJËRA NJERËZ NË STOUNHEINXH (STONEHENGE) FESTOJNË SOLSTICIN E DIMRIT TË VESHUR ME KOSTUME TRADICIONALE DRUIDE (VJEN NGA FJALA SHQIPE DRU).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mijëra njerëz u mblodhën këtë në Stounheinxh (Stonehenge), monumentin e famshëm që ndodhet pranë Sellisbëri (Salisbury), në Angli, për të festuar solsticin e dimrit, ditën më të shkurtër të vitit.


Turmat u mblodhën në errësirë ​​rreth vendit historik në Uilltshaiër (Wiltshire) për të parë lindjen e diellit.


Disa mbanin veshur veshje tradicionale që të kujtonin traditat e lashta kelte, ashtu siç kishin bërë gjashtë muaj më parë për të festuar lindjen e diellit gjatë solsticit të verës.


Ata kryen rituale që ishin një përzierje e folklorit dhe ripërtëritjes historike.


Gjatë solsticit të dimrit, dielli është në pikën e tij më të ulët në qiell gjatë gjithë vitit dhe mund të shihet përmes harqeve juglindore të Stounheinxhit (Stonehenge).


Ka një atmosferë fantastike këtu, me kaq shumë njerëz të ndryshëm”, tha një nga pjesëmarrësit në event, sipas entit mediatik britanik “The Guardian”.


Stounheinxh (Stonehenge) është vend neolitik dhe Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.


Është një vend i rëndësishëm në kulturën dhe historinë britanike, si dhe një nga atraksionet kryesore të vendit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page