NË LOS ANXHELOS DO TË DËRGOHEN MARINSAT TË CILËT DO TË DALIN NË RRUGË BRENDA 48 ORËVE | AGJENCIA E LAJMEVE ROJTËRS (REUTERS): ATA MUND TË NDALOJNË PËRKOHËSISHT CIVILËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 12
- 2 min read

Los Anxhelos, Amerikë | Marinsat amerikanë do t'u bashkohen trupave të Gardës Kombëtare në rrugët e Los Anxhelosit brenda dy ditësh dhe do të autorizohen të ndalojnë këdo që ndërhyn me zyrtarët e imigracionit (Ice) gjatë kontrolleve ose protestuesve që përleshen me agjentët federalë.
Lajmin e raporton agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters), duke cituar disa zyrtarë.
Ushtria amerikane tha se një batalion prej 700 marinsash ka përfunduar trajnimin specifik për misionin në Los Anxhelos, i cili, përfshin uljen e tensioneve dhe kontrollin e turmave.
Ata do t'i bashkohen Gardës Kombëtare, sipas një ligji federal të njohur si “Titulli 10”, brenda 48 orëve, jo për të kryer aktivitete civile të zbatimit të ligjit, por, për të mbrojtur agjentët dhe pronën federale.
“Forcat e Titullit 10 mund të ndalojnë përkohësisht një individ në rrethana specifike, të tilla si:
1- Për të ndaluar një sulm.
2- Për të parandaluar dëmtimin e të tjerëve.
3- Për të parandaluar ndërhyrjen në personelin federal në kryerjen e detyrave të tyre” tha Komanda Veriore.
“Nëse protestuesit sulmojnë agjentët e ICE-së, personeli ushtarak ka autoritetin t'i ndalojë përkohësisht ata derisa forcat e rendit të mund të bëjnë arrestimin”, tha zëdhënësja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Trisia Mek’Laflin (Tricia McLaughlin).
“Los Anxhelosi ka qenë i sigurt dy netët e fundit. Garda jonë e shkëlqyer Kombëtare, me pak ndihmë nga Marinsat, i ka mundësuar Policisë së Los Anxhelosit ta bëjë punën e saj në mënyrë efektive”, tha Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin social virtual “Truth”, duke sulmuar Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Njusm, (Newsom).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments