top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MË SHUMË SE 25 MIJË VETA NË RRUGËT E JORKUT TË RI KUNDËR PRESIDENTIT DANLLD DRAMP (DONALD TRUMP) | MË SHUMË SE 20 MIJË NË LOS ANXHELOS DHE SHËN FRANÇESK (SAN FRANCISCO).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Më shumë se 25000 njerëz po demonstrojnë kundër presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) në Jorkun e Ri, përfshirë aktoren Susan Sarandon dhe aktorin Mark Ruffalo.


Më shumë se 20000 amerikanë dolën në rrugë në Los Anxhelos, dhe organizatorët regjistruan të njëjtin numër në San Francisco.


Le ta themi me zë të lartë dhe qartë: fashistët nuk janë të mirëpritur”, thirrën protestuesit në Jorkun e Ri.


Ne nuk tolerojmë tiranë”, thirrën mijëra protestues kundër politikave të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) në Ditën “Pa Mbretër”.


Në Los Anxhelos, protestuesit shfaqën një kushtetutë gjigante në rrugët e qytetit, të tjerë valëvitnin tullumbace me portretin e presidentit në detyrë.


Në Filadelfia, mbi 100000 njerëz dolën në rrugë pavarësisht shiut për të kërkuar rivendosjen e demokracisë.


Në Uashington, pati demonstrata kundër paradës ushtarake të presidentit për të festuar 250-vjetorin e ushtrisë.


Nuk kemi nevojë për parada, ata i bëjnë ato në Kinë dhe Korenë e Veriut.


Ne jemi këtu për të mbrojtur vendin tonë”, tha një protestues për entin mediatik “CNN”, duke theksuar se nuk është e drejtë që trupat amerikane të marshojnë ndërsa ka një luftë në Lindjen e Mesme.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

bottom of page