MITROVICË | VIDOSAV MITROVIÇ U ARRESTUA; “VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË” DHE “RRËMBIM” NË DËM TË MILAN VUKASINOVIÇIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Mitrovicë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Vidosav Mitroviç, me moshë 48 vjeç.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë gjahu e gjatë (krahu).
2- Municion gjahu (39 saçme).
3- Nëntë (9) aparate telefonikë të lëvizshëm.
4- Një (1) laptop.
5- Një pjesë arme zjarri (tytë).
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në shkelje penale të parashikuara si:
1- “Vrasje e rëndë në tentativë”.
2- “Rrëmbim”.
Akte kriminale të ndodhura në datën 01.11.2025 në Albanik (Leposaviç), në dëm të:
1- Z. Milan Vukasinoviç, me moshë 39 vjeç.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




























Comments