PIKA E KALIMIT KUFITAR “QAFË PRUSH”; GJAKOVË | HALIL HOTI U ARRESTUA; ISHTE NË KËRKIM POLICOR PËR VËNIE ZJARRI NDAJ NJË BANESE + NJË AUTOAMBULANCE + NJË OBJEKTI TË QENDRËS SË MJEKËSISË FAMILJARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Fshati Ratkoc, Rahovec, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:
1- Z. Halil Hoti, me moshë 45 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në zjarrvënie, konkretisht i vuri zjarrin:
1- Një banese.
2- Një autoambulance.
3- Objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Zjarrvënie”.
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
Njoftim | Më vonë, falë veprimeve operative të zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor në Gjakovë, rreth orës 18:50, i dyshuari me inicialet H.H., mashkull i moshës madhore, është arrestuar.
Gjatë arrestimit, i dyshuari ka tentuar t’u ikë zyrtarëve policorë, por është ndaluar pas një ndjekjeje në një zonë malore, në afërsi të pikës kufitare “Qafë Prush”.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore, thuhet shkurtimisht në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



























Comments