LAGJJA “NR.3”; SARANDË | GEARD ÇOÇKA U ARRESTUA; ÇAU GOMAT E 5 AUTOMJETEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Lagjja “Nr.3”, Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Geard Çoçka, me moshë 37 vjeç.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin G. Ç., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 20 dhjetor, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta ka dëmtuar gomat e pesë automjeteve që ndodheshin të parkuara.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe rrethanat e krimit, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)





























Comments