top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË LOS ANXHELOS AGJENTËT FEDERALË KONTROLLUAN NJË PARK TË QYTETIT | KRYETARJA DEMOKRATE E BASHKISË KAREN BASS THA SE OPERACIONI USHTARAK ISHTE SKANDALOZ DHE ANTIAMERIKAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 8
  • 2 min read
ree

Los Anxhelos, Amerikë | Përshkallëzim i pranisë ushtarake të dëshiruar nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në Los Anxhelos.


Për herë të parë që nga 6 qershori, kur agjentët federalë nga Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) filluan arrestimet masive në qytetin kalifornian, forcat federale dolën në rrugë me forcë: dhjetëra agjentë të armatosur, disa mbi kuaj, të tjerë në automjete ushtarake, sulmuan Parkun Mek’Orthër (MacArthur), në zemër të qytetit, të hënën në mëngjes (rreth orës 7 të mbrëmjes në Shqipëri).


Rreth 90 ushtarë të Gardës Kombëtare bllokuan rrugët përreth, në një shfaqje të paprecedentë force: deri më tani ata ishin kufizuar në ruajtjen e ndërtesave federale në Qendër të Qytetit.


Në videot e postuara në mediat sociale virtuale, të verifikuara nga mediat vendore dhe të lançuara gjithashtu nga Kryetarja Demokrate Karen Bass, oficerët mund të shihen duke vepruar me armë të nxjerra në një formacion kompakt për të shpërndarë njerëzit e pranishëm, përfshirë fëmijë nga një kamp veror.


Dhjetëra aktivistë të të drejtave të emigrantëve nxituan në vendngjarje.


Ata kanë kontrolluar pikat me një prani të lartë emigrantësh për një muaj me fletushka, megafonë, telefona gati për të regjistruar dhe avokatë me vete.


Kryetarja Bass gjithashtu shkoi në vendngjarje.


Aja tha:

1- Fola me një menaxher me celular dhe i kërkova të tërhiqeshin menjëherë”.

 

Ky ishte një operacion ushtarak i plotë, por nuk shoh askënd të arrestohet.


Qëllimi është të terrorizohet komuniteti i emigrantëve. Është skandaloze dhe jo-amerikane që ka automjete të armatosura federale në parqet tona kur asgjë nuk po ndodh.


Është skandaloze dhe jo-amerikane që qeveria federale ka konfiskuar Gardën Kombëtare të shtetit tonë.


Është skandaloze dhe jo-amerikane që marinsat, të trajnuar për të vrarë ushtarë të huaj jashtë vendit, janë vendosur në një qytet amerikan”, tha ajo.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page