top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AGJENCIA E LAJMEVE “ANADOLU”: ANKARAJA ZYRTARE DËNOI SULMIN NDAJ ANIJES QË TRANSPORTONTE NDIHMA PËR NË GAZA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read

Stamboll, Shqipëri | Ne e dënojmë me fjalët më të ashpra sulmin ndaj anijes civile, i cili, përbën një kërcënim për sigurinë detare dhe të lundrimit në ujërat ndërkombëtare”.

 

Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, siç raportohet nga agjencia e lajmve “Anadolu”, lidhur me sulmin, sipas asaj që kanë denoncuar aktivistët, në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Maltës, me dronë izraelitë mbi një anije që transportonte ndihma humanitare për popullsinë e Gazës.

 

Ka pretendime se anija është goditur nga dronë izraelitë, do të bëhen të gjitha përpjekjet për të zbuluar detajet e sulmit sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të sjellë sulmuesit para drejtësisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Oncu Keceli, duke thënë se ekuipazhi dhe pasagjerët ishin në gjendje të mirë shëndetësore, përfshirë disa qytetarë turq që ndodheshin në bordin e anijes.

 

Në bashkëpunim me autoritetet malteze, po kryejmë punën e nevojshme për të zhvendosur qytetarët tanë në një vend të sigurt”, tha z. Keceli.

 

Në vitin 2010, një anije e “Flotiljes së Lirisë” që po udhëtonte për në Gaza me ndihmë humanitare u ndalua nga Izraeli pranë bregut gjatë një operacioni ushtarak në bordin e anijes, duke rezultuar në vdekjen e nëntë aktivistëve turq dhe një qytetari amerikan me origjinë turke.

 

Rasti shkaktoi një krizë diplomatike midis Turqisë dhe Izraelit, me Rexhep Tajip Erdoganin, atëherë kryeministër, që kërkoi një falje zyrtare nga Izraeli dhe kompensim për familjet e viktimave.

 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i telefonoi z. Erdogan në vitin 2013 për të kërkuar falje, dhe në vitin 2016 Tel Avivi i pagoi Turqisë një kompensim prej 20 milionë dollarësh.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page