ELBASAN: U ARRESTUA MAJLINDA AVDULI (E NJOHUR EDHE SI DAJANA TAFANI) | E DËNUAR NË ITALI ME 9 VJET + 6 MUAJ + 22 DITË BURG PËR TRAFIK DROGE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 16 hours ago
- 2 min read

Elbasan, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë arrestuan:
1- Znj. Majlinda Avduli (Dajana Tafani), me moshë 47 vjeçe, banuese në Elbasan.
Ajo ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016 i ka shqiptuar dënim penal me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale të parashikuar si:
1- “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Njoftim | Policia e Shtetit/Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin e radhës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
“Operacionalja 44”/E dënuar me mbi 9 vjet burgim, si pjesëtare e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Elbasan, 47-vjeçarja.
Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 44”, lokalizuan në Elbasan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen:
Majlinda Avduli alias Dajana Tafani, 47 vjeçe, banuese ne Elbasan.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e kësaj shtetaseje, në Itali.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments