FSHATI BALLDRE; LEZHË | U ARRESTUA VELENTIN NDOCI; KUMAR PA LEJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 13 hours ago
- 1 min read

Fshati Balldre, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Valentin Ndoci, me moshë 39 vjeç.
Ai akuzohet se kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për organizimin e lojërave të fatit në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin V. N., 39 vjeç, banues në fshatin Balldre.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në lokalin e marrë me qira nga shtetasi V. N., i cili u kap në flagrancë duke organizuar lojëra fati (baste sportive), me celular.
Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Коментарі