LAGJJA “VASIL SHANTO”; SHKODËR | U ARRESTUA QYTETARI AMERIKAN BRANDON SAPORITO: AKUZOHET SE VRAU (DJE) ME THIKË BASHKËSHORTEN SANDRA SAPORITO; AKTIN KRIMINAL E KREU NËN NDIKIMIN E ALKOOLIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 3
- 2 min read

Lagjja “Vasil Shanto”, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Brandon Saporito, me moshë 57 vjeç, qytetar amerikan.
Ai akuzohet se nën ndikimin e alkoolit vrau me sende të forta dhe me armë të ftohtë (thikë) bashkëshorten e tij, znj. Sandra Saporito, me moshë 54 vjeçe.
Aktin kriminal e kreu dje (02.05.2025) në një banesë të marrë me qira në Shkodër.
Ndaj tij janë duke u kryer hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin amerikan B. S., 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi: Më datë 02.05.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit















___.png)


















































Comments