KONKORDIA SAXHITARIA (CONCORDIA SAGITTARIA); VENECIA | ARTUR ÇELA MBETI I VDEKUR NË NJË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NDËRKOHË QË ISHTE DUKE UDHËTUAR ME MOTOMJET (SKUTER).
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 3
- 1 min read

Konkordia Saxhitaria (Concordia Sagittaria), Venecia, Itali | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Z. Artur Çela mbeti i vdekur në një aksident automobilistik që ngjau në Konkordia Saxhitaria (Concordia Sagittaria) ndërkohë që ishte duke udhëtuar me motomjet (skuter).
Aksidenti automobilistik ngjau rreth orës 20:30 të së premtes. Ai goditi një makinë në rrugën Klaudia (Via Claudia) dhe u përplas me strukturat metalike duke mbetur i vdekur në vend.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments